Polin Waterparks është kompani turke e cila ka përvojë 40 vjeçare dhe është lidere në tregun global për dizajnim dhe prodhimin e parqeve ujore dhe atraksioneve të ndryshme.

Pas suksesit te arritur në rajonin e Ferizajit, Polin Waterparks janë të interesuar të zgjerohen në tërë tregun e Kosovës përmes investitorëve potencial.

Polin Waterparks më 29 dhjetor me fillim nga ora 11:00 deri në ora 14:00 në ambientet e Hotel Sirius në Prishtinë do të organizojë takim me investitorët me fokus ne trendet dhe produktet e fundit te parqeve ujore. /Telegrafi/

Për më shumë informata, klikoni KËTU