Çfarë duhet të dinë sipërmarrësit e rinj para se të fillojnë biznesin e tyre?

Nëse keni një ide të mirë t biznesit, a keni menduar si ta bëni atë realitet?  Kjo është pikërisht ajo që ndodhë me sipërmarrësit e rinj. Shpesh, ata kanë shumë ide biznesi, por nuk kanë informata të mjaftueshme për të kuptuar rreziqet, përvojën dhe kohën e duhur lidhur me fillimin e biznesit.

Më poshtë janë pesë pyetje që patjetër duhet të pyesni veten kur përpiqeni të filloni një biznes.

Përse po e filloni këtë biznes?

Njerëzit fillojnë bizneset për arsye të ndryshme. Disa nuk duan të marrin urdhra nga shefi ndërsa të tjerët janë të lodhur nga 5-6 ditë pune të javës. Pjesa tjetër duan të bëhen të pasur dhe të suksesshëm. Si ndërmarrës, ndërtimi dhe rritja është një proces që asnjëherë nuk përfundon plotësisht. Është e rëndësishme që edhe pas çdo ideje të re që keni për biznesin, të mos humbni fokusin tuaj.

Cili është tregu i synuar?

Njohja e tregut tuaj të synuar është shumë e rëndësishme, pasi shitjet dhe përfitimet tuaja varen nga ajo. Ju duhet të përqendroheni dhe të identifikoni tregun tuaj sepse nëse i drejtoheni të gjithëve, në fakt nuk jeni duke targetuar askënd.300669472-opportunity-chance-open-condition-thinking-door

Cila është strategjia dixhitale?

Gati gjysma e bizneseve të vogla nuk kanë një faqe interneti. Metodat tradicionale të shitjes, marketingut dhe dërgimit të mallrave dhe shërbimeve për klientët janë duke u perdorur çdo herë e më rrallë. Në botën tonë bashkëkohore, përmes marketingut dixhital mund të kontaktoni me miliarda klientë potencialë në mbarë botën. Kështu që në rast të krijimit të një biznesi të ri, strategjia dixhitale nuk duhet të ju mungojë.

Çfarë përmban plani juaj i biznesit?

Disa njerëz besojnë se shkrimi i një plani biznesi është i nevojshëm vetëm për biznese më të mëdha por një plan i mirë biznesi i nevojitet çdo biznesi dhe tregon nëse është e mundur që ai biznes të realizohet apo jo, duke i analizuar fuqitë dhe dobësitë e tij.  Prandaj shkruani planin tuaj të biznesit, të detajuar duke u fokusuar në financa, marketing dhe detaje të tjera.

Cilat janë avantazhet tuaja konkurruese?

Konsumatorët do të konsumojnë mallrat dhe shërbimet tuaj nëse ju ofroni diçka më të mirë ose të ndryshme nga konkurrentët tuaj. Një gjë e rëndësishme për të bërë kur filloni biznesin tuaj është të jepni atë që dëshiron klienti juaj dhe jo domosdoshmërisht atë që dëshironi ju. /Telegrafi/