Kompania më e avancuar e teknologjisë, makina kërkimore Gjirafa.com feston tre vjetorin e lansimit zyrtar.

Gjirafa.com është makina e parë dhe më e përparuar kërkimore në Gjuhën Shqipe e cila me shumë motiv dhe punë të palodhshme ka arritur suksese të jashtëzakonshme.

Qysh prej ditës së lansimit Gjirafa ka pasur rritje të vazhdueshme të cilat tani mundësojnë që përdoruesit të kenë mundësi të kërkojnë më shumë se 160 milionë ueb faqe Shqip nga i tërë Interneti, si dhe më shumë se 10,000 lajme ditore nga të gjitha portalet shqip të informimit.

Themeluesi dhe njëherësh Drejtori Ekzekutiv i Gjirafa.com Mërgim Cahani shpreh mirënjohje dhe falënderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi nga themelimi e deri sot.

Ai tregon se përdoruesit që i kanë pasur gjatë një dite në fillim të biznesit, sot i kanë për një orë, ndërsa nga 12 persona të punësuar tani numri i tyre është rritur në 80.

             GJIRAFA.COM