Kultura është një nga aspektet më të rëndësishme të biznesit tonë.

Është pulsi i biznesit tonë i cili udhëheq operacionet e përditshme dhe inovacionin. Por bëhet gjithmonë e më shumë sfiduese krijimi i një kulture të mirë ndërsa sipërmarrësit fillojnë të përshkallëzojnë biznesin dhe përfshijnë personalitete të ndryshme në forcën e tyre të punës.

Kam privilegjin të jem CEO i një kompanie ekipi i së cilës është rritur 5 herë vitin e kaluar. Dhe kjo më vuri në mendime: si e rrisim kulturën tonë ndërsa rritet edhe biznesi? Si shefi i këtij ekipi, kam kuptuar se kjo është puna ime. Gjithashtu pyesja veten se si e realizonin këtë gjë të tjerët, u ula bashkë me disa kapitenë të tjerë të atyre kompanive që po përjetojnë një rritje shumë të shpejtë të kulturave të tyre për të ekzaminuar se si po e menaxhojnë ata rritjen në kulturë. Kam mësuar se kultura të mrekullueshme janë të udhëhequra nga kapitenët e kulturave: CEO-t.

Kultura nis nga maja

Më poshtë ndodhen 7 atribute të zakonshme të këtyre CEO-ve të cilët duhet të menaxhojnë rritjen e bizneseve të tyre dhe njerëzve të tyre.

1. Të vendosësh njerëzit në vend të parë

Si liderë, ne duhet të shmangim menaxhimin e njerëzve tanë. Në vend të kësaj, ne duhet të synojmë të menaxhojmë punën dhe të frymëzojmë njerëzit. Kur përpiqeni të kontrolloni punonjësit tuaj ose të menaxhoni çdo lëvizje të tyre, u kufizoni mundësitë e rritjes, kështuqë nuk do t’ju habisin kurrë. Jepuni atyre kohën e duhur për të biseduar me shefin (ju), për të treguar se ju i vlerësoni ata. Nga ana e tyre ata do të ndihen të vlerësuar për të shtuar vlerë çdo ditë.

Ligji i Reciprocitetit na tregon se sa më shumë të japim, aq më shumë marrim. Sa më shumë që vendosim nga vetja të punonjësit, aq më shumë do të shikojmë se si do të shkrihet kultura me kompaninë, sidomos në ato biznese të cilat operojnë me shërbime.

“Një nga parimet e themelimit është që suksesi të zgjatë, ai mund të arrihet nëpërmjet dedikimit te rritja, mirëqënia dhe lumturia e individit. Ne besojmë se nëse fokusohemi fillimisht te punonjësit tanë, suksesi financiar do të pasojë si rezultat i natyrshëm i kësaj,” thotë Shawn Riegsecker i “Centro”.

2. Ti je shkëmbi i kompanisë

Kur lindin sfida ose gjërat bëhen të frikshme, njerëzit në mënyrë të natyrshme i drejtojnë sytë nga liderat e tyre për drejtim. Gjatë këtyre kohërave sfiduese, ju jeni përgjegjës për përcaktimin e tonit. Punoni fort, jini pozitivë, qëndroni të fokusuar. Skuadra do t’ju ndjekë. Nëse juve u zë paniku, edhe atë e zë paniku. “CEOt vendosin temperaturën emocionale të organizatës,” thotë Todd Connor i “Bunker Labs”. “Punonjësit vlerësojnë në mënyrë të vazhdueshme sinjalet e sjelljeve që vijnë nga liderat për të zbuluar nëse gjërat po shkojmë mirë apo jo, dhe se çfarë ndikimi kanë këto sjellje mbi ata personalisht. CEOt duhet të shfaqin shpirtin që kërkojnë te të tjerët.” Në situata të vogla apo të mëdha, ju duhet të jeni shkëmbi i patundur i kompanisë. Vetëm kështu e gjithë skuadra do të qëndrojë pozitive dhe të rritet bashkë nga këto sfida.

3. Ti mund t’i trajnosh ata personalisht

Punonjësit nuk kanë nevojë për një shef tjetër; ajo se çfarë kanë nevojë ata është një mësues ose mentor. Por edhe ata kanë plot për të ndarë me ju. Edukojini punonjësit duke shpenzuar kohë me ta duke ndarë pikëpamjet tuaja dhe më pas të dëgjoni të tyret. Jepuni atyre mjetet që u nevojiten, hapësirën që kanë nevojë dhe mbështetjen që kërkojnë, përndryshe lërini të shkëlqejnë.

Për të dyja palët është e rëndësishme transparenca. Lërini punonjësit të shikojnë situatën në kornizën e gjërë, ose në atë që keni planifikuar. Kur punonjësit e kanë sensin se ku po shkon kompania ose çfarë nevojitet të bëhet, ata do të lidhen personalisht me vizionin. Kjo i inkurajon që të ofrojnë më shumë nga eksperienca e tyre për të arritur te qëllimi i përbashkët. Pa një hartë të qartë në mendje, punonjësit nuk ia kanë shumë idenë se ku po shkojnë, dhe mund të mos jenë aq të përkushtuar në arritjen e qëllimeve të përbashkëta të kompanisë.55d17a56-0466-11e7-b259-56c566ee3692

4. Ti je përfaqësuesi i gjithkujt

Si CEO, ju jeni fytyra dhe zëri i kompanisë. Kur një punonjës flet rreth punës së tij, ai po flet për ty. Bëjini ata krenarë të thonë se punojnë me ty. Jepuni atyre shansin të mburren rreth punës së tyre, jo të ankohen prej saj.
Drejtoni duke u mburrur rreth njerëzve me të cilët punoni. Tregojuni punonjësve se çfarë do të thotë për ju reputacioni i kompanisë. Jini socialë: jini aktivë online dhe në mediat sociale. Nxisni një mjedis nga bota e jashtme që tërhiqet drejt kompanisë suaj.

5. Ti je sipërmarrësi! Jepi gjithçkaje shpirtin

Sipërmarrësit janë reflektues, krijues, zhvillues biznesi dhe konkurrentë. Mos harroni këto karakteristika kur vjen fjala për drejtimin e skuadrës suaj. Jini kreativë; mos u kufizoni me atë se çfarë bëjnë të tjerët.
Më e rëndësishmja, balanconi punën me argëtimin. “Lejojini njerëzit të sjellin personalitetet e tyre në punë për të shprehur veten,” thotë Jeff Gordy, CEO i “NeonCRM”. “Nëse njerëzit mund të përziejnë kulturën e tyre personale me atë të kompanisë mund të jetë një përshtatje perfekte.” Mundësoni sfidat e brendshme. Jepuni punonjësve hapësirë të marrin frymë dhe të mendojnë, dhe të konkurrojnë me njëri-tjetrin. Konsideroni krijimin e ligave të sporteve midis punonjësve tuaj.

6. Ti ke qëndrimin e duhur

Kur keni qëndrimin e duhur rreth punës dhe punonjësve tuaj, ata do të përgjigjen pozitivisht. Bëjeni zyrën një ambjent kreativ dhe argëtues, duke i lejuar punonjësit të njohin njëri-tjetrin personalisht, flasin rreth interesave të tyre jashtë punës. Sillni foto të familjes dhe të pushimeve. Pyesni se si i kalojnë fundjavat dhe për objektivat e tyre afatgjatë. Në këtë mënyrë mund të formohen lidhjet midis punonjësve tuaj dhe skuadra fillon të punojë për njëra-tjetrën, jo vetëm për ty.

7. Ti mund të lidhesh me këdo

Ju mund të shikoni nga maja dhe keni aftësinë për të parë gjithçka që ndodh. Sigurisht, që me 100 njerëz brenda kompanisë është e pamundur dhe jo realiste për të krijuar marrëdhënie, por thjesht duke i përshëndetur dhe duke u mësuar emrat mund të jetë lëvizje afatgjatë. “Ndërsa kompania rritet, stili, ritmi dhe forumet e ndërveprimit evoluojnë,” thotë Shradha Agarwal, bashkëthemeluesja dhe Presidente e “ContextMedia”. “Edhe nëse numri i bashkëveprimeve me skuadrën tuaj zvogëlohet, ju mund të mbani komunikim cilësor”.

Kur punësoni dikë të ri, mësoni emrin e atij personi që nga fillimi. Ajo i tregon personit se ka rëndësi për kompanisë dhe ju interesoheni për atë që është ai/ajo. Tregoni entuziazmin që i keni këta njerëz në skuadër, punoni për t’i bërë pjesë së “tribusë” suaj.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here